Tite para Meksikës: Nejmar është në maksimum, Marselo jo

Kanë mbetur pak orë nga sfida kundër Meksikës dhe trajneri i Brazilit Tite shpreh besim te plote mbi të gjitha te një nga yjet e ekipit të tij, Nejmar. Në konferencën për shtyp të zhvilluar një ditë më parë, Tite lavdëroi sulmuesin e PSG-së: “Ka luajtur shumë, tepër. Ai e di dhe ne e dimë çmimin që i është dashur të paguajë për t’u kthyer në nivel të lartë dhe tani është kthyer”.

Megjithatë, Tite nuk mjaftohet me sa ka bërë deri tani Nejmar: “Në aspektin personal, kundër Meksikës pres prej tij të njëjtin nivel si deri tani. Stilin personal të lojës e ka vënë në shërbim të ekipit, ka funksionuar taktikisht dhe ka ndihmuar edhe në fazën mbrojtëse, dua që të vazhdojë kështu”.

Tite konfirmon se Marselo nuk do të luajë, pas një dëmtimi pësuar në shtyllën kurrizore në ndeshjen e fundit në grup: “Kam biseduar me Marselon. Në një situatë normale, ai do luante. Megjithatë, në një ndeshje kaq delikate trajneri nuk mund të rrezikojë një lojtar që nuk është në 100% të gjendjes fizike”.

Në këtë mënyrë, Brazili pritet të luajë me këtë formacion: Alison-Fagner, Tiago Silva, Miranda, Filipe Luis-Kasemiro-Paulinjo, Filipe Kutinjo, Uillian, Nejmar-Gabriel Zhezus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *