Tite: Nejmar? Të thonë çfarë të duan për të!

Brazili do të ndeshet me Belgjikën në çerekfinale dhe tekniku i brazilianëve, Tito ka folur para ndeshjes që do të zhvillohet nesër. Në konferencën e fundit për shtyp, numri 1 i stolit të Brazilit ka folur me superlativa për kundërshtarin, duke vënë në dukje pikat e forta të europianëve: “Mënyra se si Belgjika e ndërton lojën është e jashtëzakonshme. Ata janë një skuadër shumë e fortë dhe besoj se do të shohim një ndeshje të mirë që do të prodhojë futboll”.

Më pas 57-vjeçari komenton skuadrën e tij, ku ndalet te Nejmar, për të treguar dhe një herë se nuk i interesojnë aspak ato se çfarë thuhen për të dhe se ai është i kënaqur nëse sulmuesi i PSG-së vijon të luajë në të nivele të larta: “Në krahun e majtë do të kthehet Marselo, po ashtu do të luajë dhe Fernandinjo. Nejmar? Të thonë çfarë të duan për të. Unë kujdesem vetëm që ai të vazhdojë të shprehet në nivel të lartë siç ka bërë deri më tani”.

Po ashtu së bashku me trajnerin në konferencë për shtyp ka qenë dhe mbrojtësi Miranda, i cili ka vënë në dukje faktin e Belgjika duhet pasur kujdes, pasi nuk ka vetëm lumakun në skuadër: “Do të ndeshemi me një skuadër shumë të mirë dhe nuk ka vetëm Lukakun. Ai sigurisht është një sulmues i madh.  Mënyra më e mirë për të qenë të sigurt është që duhet të jemi të vëmendshëm në çdo moment që kundërshtari do ta ketë topin. Kundërshtari ka shumë elementë që mund të jenë vendimtarë, por unë mendoj se sistemi ynë mbrojtës ka të gjitha kapacitetet për të neutralizuar çdo kundërshtar”, përfundon kapiteni i Brazilit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *