“Tiranën e kishim studiuar shumë“, Djarmati komenton bardheblutë: U mungonin 60 gola ndaj nesh

Matko Djarmati ka folur për Vllazninë në studion e emisionit “Sport News Plus“ në “News 24“ mbrëmjen e sotme. Shkodranët po tregojnë një ecuri fantastike në këto 3 javë të para, megjithatë për drejtorin sportiv të shkodranëve titulli është shumë larg prej tyre. Djarmati thekson se e kishin studiuar mirë Tiranën për ndeshjen e djeshme, ndërsa shton se bardhebluve u mungonin 60 gola nga vjet, teska në fushë nuk ishin Kale dhe Ngo.

“Mendoj për ndeshjen me Teutën. Titulli është shumë larg, asnjë nga drejtuesit dhe stafi nuk e ka përmendur. Pastaj do e tregojë koha. Më vjen keq për Tiranën.

Kemi filluar një projekt, uroj ta mbyllim me sukses. Jemi një staf komplet i ri nga presidenti deri te lojtarët. Nuk kishim mundësi të bënim shumë për 4 muaj. Do punojmë me qetësi, na duhet pak kohë, është mirë kur punon në këtë atmosferë.

Është një peshë e madhe në futbollin shqiptar Tirana. Tani kemi presion pozitiv, nuk është negativ. E kemi studiuar shumë Tiranën. Tiranës nga vjet i mungojnë 60 gola, Kale, Ngo”, deklaroi Djarmati./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *