Tirana zbavitet, Bylisi e katranos në derbi

Tirana e ka mbyllur sezonin e rregullt me një fitore të lehtë 4-1 ndaj Shënkollit, por lajmi më i mirë erdhi nga Ballshi.

Bylisi u ndal bujshëm 2-2 në shtëpi nga Apolonia fqinje, që habiti, sepse motivim për renditjen nuk ka më dhe pas 30 minutash humbiste 2-0, para se Mihana dhe Braka të përmbysnin gjithçka.

Në këtë mënyrë, Tirana merr 1 pikë dhuratë, duke e nisur fazën play-off me 2 pikë më shumë se Bylisi.

Në zonën play out, Tomori fiton finalen ndaj Ilirisë dhe kap pesëshen e parë, ndërsa Shkumbini fundos me tej Naftëtarin.

GRUPI B
14:00 Turbina – Pogradeci 2-1 (Cara 35′, Roshi 48′ pen. / Çekiçi 1′)
14:00 KF Tirana – FK Shënkolli 4-1 (Bardhi 7′, Cake 19′, Luzi 63′ aut., Muçi 78′ / Danaj 90’+1)
14:00 Shkumbini – Naftëtari 1-0 (Mustafai 77′)
14:00 Tomori – Iliria 2-1 (Sharavolli 13′, 42′ / Xhabrahimi 54′)
14:00 Bylis – Apolonia 2-2 (Ntefe 18′, Zisi 30′ / Mihana 34′, Braka 67′)

 

One thought on “Tirana zbavitet, Bylisi e katranos në derbi

  1. ZBAVITET TIRONA SE KA GJYQTAR PLOT ME VETE DHE NUK I DO ASNJERI QYTET E VOGLA KJO ESHTE E VERTETUAR LER TE THOJ KUSH TE DOJE NDRYSHE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online