Tirana vazhdon të dërgojë lojtarët në ekipe të njohura në Europë, Florent Hasani zyrtarizohet te Rapidi i Bukureshtit

Tirana është kthyer një trampolinë ideale për shumë futbollistë. Kjo skuadër po i dërgon lojtarët në ekipet e njohura në Europë, ndërsa Hasani ndoqi rrugën e Taulant Seferit. Pas një shpërthimi dhe një fikje, duhej kalimi te Tirana për të nisur një tjetër rrugëtim në karrierën e tij.

Tashmë ylli i bardhebluve është zyrtarizuar në Rumani, te Rapidi i Bukureshtit. Hasani ka nënshkruar për dy vite e gjysmë kontratë, ndërsa atje e pret edhe një tjetër talent shqiptar, Albion Rrahmani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *