Refik Halili ishte i ftuar në emisionin Skaner që transmetohet në MCN TV. Teksa është pyetur në lidhje me krahasimin mes Tiranës dhe Skënderbeut, kreu i bardhebluve tregon se klubi i tij nuk ka pasur të njëjtën mbështetje si korçarët.
“Si klub nuk kemi pasur infrastrukturën dhe mbështetjen që ka pasur Skënderbeu, edhe nga politika. Ne kemi ecur me shpatullat tona. Meqë gjyshi ka lindur në Tiranë, unë nuk kam pasur asnjë ndihmë nga askush. Mund të jetë paaftësi e imja, por e kam të vështirë të kërkoj. Nuk kam marrë asnjë tender. Nuk kam një logo, që ta vendos në bluzë, nuk kam përkrahje. Unë e kam bërë këtë me mundësitë e mia”, tha Halili. /Sport Ekspres/