“Tirana shpallet kampion me 100%”, Zhupa i kthehet Ruços: Vetëm nëse merr Ronaldon dhe Mesin në ekip

Tirana është shkëputur me pesë pikë në krye të tabelës së klasifikimit dhe është pranë titullit kampion të dytë radhazi. Ecuria e bardhebluve është diskutuar edhe në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“, duke prodhuar edhe debat mes të ftuarve.

Altin Sulçe ka shtruar pyetjen se cila është përqindja e mundësive që Tirana të shpallet kampione këtë edicion në “Abissnet Superiore”. Edmond Ruço është shprehur se shanset janë 100% në favor të bardhebluve, por ka marrë kundërshtimin e Eduart Zhupës, i cili e sheh të pamundur të jepet një shifër e tillë.

Ruço: “E kam unë një përqindje, 100%. Te ndeshja e Vllaznisë, duhet ta kishte mbyllur që në pjesën e parë“.

Zhupa: “Vetëm nëse merr Kristano Ronaldon dhe Mesin në skuadër“.

Ruço: “Tirana po e humbi kampionatin, e humb ajo vetë“./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online