Pa mëshirë Tirana, që në vetëm 45 minuta shkatërron Naftëtarin, duke shkuar në pushim me avantazhin 3-0 e duke fituar në total 4-0.
Vetëm 32 minuta zgjati rezistenca e Naftëtarit, sepse një penallti e shndërruar në gol nga Karabeci hapi rubinetin e golave.
Ngo në minutën e 38-të shënoi golin e dytë dhe Sentamu në formë shënoi në limitin e pjesës së parë.
Në të dytën thjesht administrim dhe në fund festë edhe për të riun Bardhi, i cili shënoi një gol të paharrueshëm në aspektin personal.
NAFTËTARI – TIRANA 0-4
Shënues: Karabeci 32′ pen., Ngo 38′, Sentamu 45’+1, Bardhi 84′