Ardi Behari ka komentuar ndeshjen e fituar të Tiranës me shifrat 4-1 ndaj Laçit. I ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Behari është shprehur se bardheblutë e kanë si cilësi në veten e tyre që të “shtypin” rivalin në ditën më të keqe.
“Tirana është kjo, po të gjeti në ditë të zezë, të shtypi me këmbë. Dihet historikisht kjo gjë. Ishte një ndeshje që mbaroi pa nisur ende, Laci e dhuroi vetë. Te Tirana shfrytëzuan gjithçka, çdo gjë që preknin e kthenin në flori”, tha Behari. /Sport Ekspres/