Ditën e sotme u përfol në media për largimin e Devi Mukës nga posti i drejtorit të akademisë së Tiranës dhe zëvendësimin e tij me Grent Halilin. Por këto zëra janë hedhur poshtë nga vetë klubi bardheblu. KF Tirana ka reaguar përmes faqes zyrtare në “Facebook”, ku përgënjeshtron lajmin e largimit të Mukës. Klubi kryeqytetas bën të qartë se ish-futbollisti i njohur vijon të mbetet në krye të drejtimit të akademisë bardheblu.
“KF Tirana dëshiron të bëjë me dije se Devi Muka vijon të mbajë pozicionin e tij në drejtimin e Akademisë së Futbollit Tirana. Muka vazhdon të kontribuojë në zbulimin, rritjen dhe zhvillimin e talenteve të reja dhe ne jemi krenarë të kemi në organikën drejtuese një nga legjendat e historisë bardheblu”, ka shkruar klubi Tirana në reagimin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/