Tirana përgatit ndeshjen me Vllazninë, dëmtohet Hoxhallari

Bardheblutë të gjithë gati për sfidën e sotme. Frikë vetëm për Hoxhallarin që la stërvitjen në mes

Tirana është gati për sfidën me Vllazninë. Skuadra është e plotë për takimin e sotëm, ndonëse shqetëson vetëm një lojtar. Bëhet fjalë për Erion Hoxhallarin. Mbrojtësi ka lënë përgjysmë stërvitjen e djeshme, pasi ka një dhimbje në kofshë. Në këto kushte, trajneri e ka lënë pushim për të mos rrezikuar lojtarin, që nuk dihet me saktësi nëse do të luajë apo jo titullar kundër shkodranëve. Trajneri brazilian e ka fshehur formacionin për ndeshjen e sotme. Mendohet se trajneri do të hedhë në fushë, formacionin me Likën në portë. Në mbrojtje Kërçiku, Turtulli ose Cake, Uellison e njërin prej Hoxhallarit e Çelhakës. Në mesfushë mund të luajë Halili ose Doka Daja, Mauexhe e Karabeci në qendër e majtas Sentamu. Në sulm do të ketë balotazh mes Ngosë e Grecës. Gjithsesi, gjërat mund të ndryshojnë, pasi Ze Maria ka treguar se mund të bëjë ndryshime deri në sekondën e fundit.

Formacioni i Tiranës

Lika

Kërçiku, Turtulli (Cake), Uellison, Çelhaka

Doka, Daja, Mauexhe, Sentamu

Karabeci

Ngo (Greca)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *