Tirana po përgatitet seriozisht për sezonin e ri dhe në Superiore këtë radhë gjërat duhen bërë si duhet, për të tentuar kthimin në majat e futbollit shqiptar, pas shumë vitesh në hije.
Përveç përforcimeve të skuadrës, me emra si Atinga, Imami e Blazhevski që janë bashkuar me bardheblutë kohët e fundit, Tirana tashmë ka përforcuar edhe stafin drejtues.
Kjo për faktin se Mario Nikolli ka marrë rolin e përgjegjësit për marrëdhëniet e klubit me median, funksion që deri tani e kishte mbuluar drejtori sportiv Arbi Laçi.
Mario Nikolli ka një eksperiencë të madhe si në gazetari sportive, ashtu edhe si funksionar klubi, sepse më parë ka punuar te Skënderbeu, ku ka pasur një rol të rëndësishëm pak sezone më parë, kur korçarët luanin me sukses në kupat e Europës.