Tirana-Partizani do të jetë ndeshja kryesore e javës së ardhshme. Derbi i Superiores ka gjithë vëmendjen në elitën e futbollit shqiptar. Nëse më herët jemi mësuar me një skuadër që ndodhej në formë të mirë rezultatesh dhe tjetrën disi në krizë, tanimë do të dalim nga kornizat “e të zakonshmes”.
Të dyja skuadrat vijnë në formë të mirë rezultatesh dhe kanë gjithë besimin e duhur për të kërkuar fitoren. Tirana është kryesuese e Superiores dhe ka zhvilluar sezon fantastik, ndërsa Partizani ka gjetur qetësinë me Mehmetin, teksa mjafton të kujtojmë se ka arritur të fitojë me shifrat 5-0 ndaj Kukësit. E vetmja gjë e garantuar në këtë derbi do të jetë spektakli, që shpeshherë ka zhgënjyer në fushë dhe është përligjur vetëm në tribuna. /Sport Ekspres/