Triologjia mes Tiranës dhe Dinamos nisi ditën e djeshmë në Kupën e Shqipërisë dhe do të vazhdojë të shtunën në “Air Albania“. Derbi i kryeqytetit do të zhvendoset në kampionat, ku Tirana ende nuk e njeh humbjen. Bardheblutë kanë nxjerrë në shitje biletat për këtë sfidë dhe kanë njohur tifozët me detajet përmes faqes zyrtare në “Facebook“.
Gjithashtu klubi i Tiranës ka një kërkesë për mbështetësit e vetë, teksa i ftojnë ti bashkohen nismës së tyre dhe të dërgojnë foto me kujtimet që kanë me ngjyrat bardheblu. Të gjitha fotot do të shfaqen gjatë derbit të së shtunës në ekranin LED në stadiumin “Air Albania“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/