Tirana nuk e donte fitoren në tavolinë, Mema: E dua në fushë, jo në letra

Tirana kishte prentendimet e saj në fundin e ndeshjes me Flamurtarin, në atë barazim 2-2, për të marrë tre pikët në tavolinë. E gjitha kjo lidhej me aktivizimin e Muçollarit te vlonjatët, që të paktën në protokollin e publikuar dhe dhënë për mediat, nuk ishte lojtar i shënuar për të drejtë aktivizimi në lojë.

Por në protokollin zyrtar gjithçka ishte e rregullt dhe ky pretendim ra menjëherë. Megjithatë, në një prononcim për “ABC Neës”, trajneri i Tiranës, Ardian Mema, u shpreh se nuk e dëshironte një fitore të tillë në tavolinë dhe me letra.

“Asnjëherë nuk e kam gjykuar që një ekip të marrë pikët në tavolinë. Nuk më pëlqen kjo pesa. Pavarësisht se ndoshta mund të mos jetë shënuar në protokollë, por nuk mund ta fitoj ndeshjen në tavolinë dhe në letra. Ndeshjet fitohet në fushë. Nga momentin që kam ardhur te Tirana, i kemi fituar ndeshje dërrmuese me Laçin. Tani duhet ta përgatisim ndeshjen mirë, që të fitojmë dhe të sjellim entuziazim. Çdo ndeshjet të çon në vendin e parë, pasi ekipet janë afër dhe deri në minutën e 92 në Vlorë ne ishim në vendin e parë”, ka thënë Mema. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online