Në ditën e nesërme do të hidhet shorti në Nyon të Zvicrës dhe do të zbulohet kundërshtari i parë i Tiranës në “Champions League”. Klubi bardheblu tregon në faqen zyrtare edhe katër kundërshtarët e mundshëm, ku ato që tërheqin vëmendjen janë Karabak dhe Makabi Tel Aviv.
Do të jetë vetëm një përballje që do të përcakohet se ku do të zhvillohet në short, ku nëse ndeshja do të mbyllet në barazim, atëherë do të vazhdohet me shtesë dhe pastaj në penallti. Ndërkohë në datën 10 gusht Tirana do të njohë edhe kundërshtarin në turin e dytë, nëse do ta kalojë të parin me sukses. /Sport Ekspres/