Trofeu i Kategorisë Superiore e liston Tiranën në 30 klubet më të trofeshme për shekullin e 21-të. Plot 21 trofe janë koleksionuar nga bardheblutë që nga viti 2000 e deri më sot. Portali i njohur gjerman “Transfermarkt” ka shpërndarë një listë me 30 klubet që kanë ngritur më tepër Kupa në këtë shekull.
Kryeqytetasit renditen në vendin e 29 me 21 trofe të fituar, po aq sa vendi i 30, Buriram United i Tajlandës. Ndërkohë numër të njëjtë kupash numërojnë edhe gjigantët skocezë të Rangers si dhe CSKA e Moskës. Një trofe më tepër se bardheblutë ka Juventusi, ndërsa kreu i takon egjiptianëve të El Ahly Cairo me 41 trofe, të ndjekur nga Bajerni me një më pak./Halit Delibashi-Sport Ekspres/