Tirana ka zhvilluar edhe miqësoren e dytë në fazën përgatitore që po mbahet në Turqi. Pasi e humbi të parën në shifrat 1-2 ndaj Dinamo Tirapolit, ekipi i Shehit ka mundur këtë herë Shkupin, kampionin e Maqedonisë së Veriut.
Bardheblutë ishin shumë më superior se rivali i tyre duke e mundur me shifrat 2-0. Golat për Tiranën janë shënuar nga ana e Vesel Limajt dhe Taulant Seferit. Një fitore e tillë e rrit më tepër moralin për vazhdimësinë. /Sport Ekspres/