Rezart Dabulla ishte pjesë e panelit të pranishëm në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“. Ish-futbollisti i Tiranës ka këshilluar klubet shqiptare të heqin dorë nga afrimi me shumicë i lojtarëve të huaj dhe ndjekja nga afër e elementëve brenda kampionateve tona. Dabulla gjithashtu ka lënë një koment të shkurtër edhe për trajnerin Kolela. Si një ish-lojtar dhe tifoz i Tiranës, ai ka shprehur dëshirën që trajneri i Partizanit të qendrojë sa më gjatë në krye të pankinës. Kjo e shtyn Dabullën të mendojë se bardheblutë do të shpallen më lehtësisht kampionë.
“Pa e marrë si rracizëm këtë që them, unë mendoj që skautët në klubet tona elitare të kontrollojnë më mirë nivelin këtu në tregun tonë, se sa të sjellin kamionë me lojtarë nga Afrika, siç e ka bërë Tirana para disa sezonesh. Sillte pafund dhe në 30 që vinin, mund të dilin 1-2 që mund të kishin futboll. Këto lekë më mirë harxhoji duke paguar këtë skautin ose drejtorin sporitv, çoje shohë atë lojtarin atje ku luan, ta vëzhgojë 1 ditë, 2 ditë, 1 javë dhe po ia mbushi mendjen të firmosi kontratën, le ta marri. Këtu vijnë me autobus dhe ikin me kamionë.
Kolela? Është fat. Inshallah po del Tirana kampion dhe ajo leva për të dalë Tirana kampione është Partizani ka këtë trajner. Unë them shyqyr. Si tifoz i Tiranës, le të rrijë sa më gjatë ky. Ky nuk njeh ambientin, nuk njeh lojtarët”, ka thënë Rezart Dabulla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/