Tirana merr përgjigjet e tamponëve në prag të ndeshjes kundër Zvezdës, nuk ka surpriza te bardheblutë

Nesër luhet ndeshja mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës në “Air Albania“ për të vendour emrin e ekipit që do të prekë fazën e 3-të të kualifikueseve të Champions League. Por në prag të kësaj sfide bardheblutë kanë bërë të njohura edhe përgjigjet e tamponëve që ekipi i Tiranës ka kryer, ku nuk ka pasur surpriza me rezultatet. Klubi bën me dije se të gjithë rezultojnë negativë dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë asnjë problem për të zhvilluar normalisht përballjen e nesërme.

“Klubi i Futbollit Tirana pas kryerjes së tamponëve konfirmon se rezultatet e të gjithë personave mbi të cilët u krye kjo analizë, rezultuan NEGATIVE. Ekipi është gati për të zhvilluar sfidën e raundit të dytë kualifikues kundër FC Red Star. Pas përfundimit të seancës stërvitore te orës 19:00 sic ishte planifikuar, ekipi do të grumbullohet në hotel për të pritur të nesërmen e sfidës“, shkruan Tirana në faqen e vetë zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *