Serisë A i shtohet një tjetër shqiptar, Mërgim Vojvoda firmos nesër për klubin italian

Numri i futbollistëve shqiptar që luajnë në elitën e futbollit italian sa vjen e shtohet. Një tjetër futbollist shqiptar pritet t’i shtohet këtij kampionati sezonin e ardhshëm, por skuadra ku do të firmosë nuk ëshët ajo për të cilën është përfolur. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës u lidh ngushtë me një transferim te Atalanta, por duket se shifra e kërkuar nga Standardi i Liezhit ka qenë një pengesë për të mbërritur akordin.

“Supersport” bën me dije se Vojvoda ka gjetur marrëveshjen me Torinon, ndërsa ditën e nesërme do të kryejë vizitat mjekësore, për të hedhur më pas firmën në kontratë. Klubi belg ka dhënë dritën jeshile për këtë kalim dhe duket se nuk ka më asgjë për t’u diskutuar. Një hap cilësor ky në karrierën e futbollistit shqiptar, që do të ketë mundësinë të luajë në një nga kampionatet më të forta të Europës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online