Pas suksesit që po kalon në kampionat, ku është shumë pranë titullit kampion, Tirana ka filluar të mendojë që tani për Kupat e Europës. Bardheblutë synojnë të bëjnë një ecuri pozitive edhe jashtë Superiores dhe për këtë nevojiten përforcime. Për këtë motiv vetë presidenti Halili ishte i pranishëm në Prishtinë për të ndjekur nga afër ndeshjen e skuadrës së Dallkut kundër Dritës.
Në fokusin e Tiranës janë 2 lojtarë të klubit të Prishtinës. Bëhet fjalë për portierin Visar Bekaj dhe për mbrojtësin Armend Thaqi. “Supersport” bën me dije se 24 herë kampionët e Shqipërisë kanë ndërmend të ofrojnë një ofertë zyrtare prej 75 mijë euro për Bekajn. Ndërkohë sa i përket Thaqit, ky i fundit do të jetë një lojtar i lirë, por kërkesat e tij të larta duket se kanë stepur bardheblutë të trokasin me një ofertë zyrtare për shërbimet e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/