Tirana ka fituar me rezultatin e thellë 5-2 ndaj Besëlidhjes, sa i përket takimit miqësor të mbyllur vetëm pak minuta më parë. Bardheblutë konfirmojnë edhe njëherë momentin e mirë që po kalojnë në kampionat, ndërsa edhe këtë herë tregojnë se e njohin portën kundërshtare.
Kale, Ngo, Dunga dhe Beshiraj, ka vend për të gjithë që të shënojnë kundër Besëlidhjes. Madje ka vend edhe për një autogol, me kundërshtarët që tregohen më kot zemërgjerë, pasi pjesa e parë u mbyll në shifrat 3-1. Sigurisht që nuk ishte rivali ideal për të matur forcën e Tiranës, por djemtë e Memës vazhdojnë në rrugën e duhur. /Sport Ekspres/