Tirana me çmim special për 100 vjetorin, fton tifozët të zgjedhin futbollistin më të mirë të shekullit

Viti 2020 është një vit jubilar për Tiranën, pasi përkon me 100 vjetorin e krijimit si klub. Një shekull histori e mbushur me trofe dhe suksese për bardheblutë, të cilët i kanë dhënë vërtet shumë futbollit shqiptar ndër vite. Ndërkohë klubi ka vendosur të ndajë edhe një çmim të veçantë për këtë vit të rëndësishëm për ta. Me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, Tirana u kërkon tifozëve të saj që të vendosin futbollistin më të mirë të bardhebluve në këto 100 vite.

Zgjedha do të lihet pikërisht në dorën e tifozëve, të cilët kanë një javë kohë për të votuar më të mirin e këtij shekulli për kryeqytetasit. Madje edhe çmimi për lojtarin më të mirë të 100 viteve do të vendoset nga mbështetësit e bardhebluve, ndërsa do të ndahet në ditën festive të 100 vjetorit. Ndërkohë emri fitues i këtij çmimi simbolik do të shpallet javën e ardhshme pasi të jenë numëruar të gjitha votimet./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online