Besart Ibrahimi ishte emri më i përfolur si nënshkrimi më i ri i Tiranës. Mediat në Maqedoninë e Veriut e bën fakt të kryer se ishte diskutuar për gjithçka dhe ishte mbyllur marrëveshja me Tiranën.
Por teksa pritej vetëm zyrtarizimi nga bardheblutë, situata ka ndryshuar rrënjësisht. “Shqipmedia” raporton se Ibrahimi ka firmosur kontratën e re me Shkëndijën e Tetovës, duke rinovuar dhe vazhduar me ngjyrat kuqezi. Të dyja palët kanë rënë dakort edhe për pagesën e re, që ishte problemi fillestar dhe kishte ngecur rinovimin. Ndërkohë mbetet edhe e ardhmja e Gledi Micit për t’u qartësuar në ditët në vijim, një tjetër emër ky i përfolur për t’u afruar tek kryesuesit aktualë të Superiores. /Sport Ekspres/