“Tirana luan gjithmonë për kampion“, filizi i ri që po rritet te bardheblutë: Ahmataj i di cilësitë e mia dhe unë e di lojën e tij

Tirana ka marrë tre pikë të rëndësishme ditën e sotme. Bardheblutë kanë mposhtur Teutën me rezultatin 2-0. Minuta në këtë ndeshje ka pasur edhe për filizin e ri që po rritet te kryeqytetasit, Hajrulla Tolën. Ky i fundit ka dhënë një intervistë për emisionin “Sport Focus“, që prezantohet nga Drilon Xhepollari dhe që transmetohet në “Ora News“. Tola ka falenderuar stafin dhe presidencën për besimin e dhënë, ndërsa intervistën e mbyll me mesazhin e qartë se Tirana luan gjithmonë për titullin kampion.

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme, sepse na u deshën shumë këto tre pikët. Edhe për ndeshjen që kemi me Skënderbeun, na u desh një moral shumë i mirë. Ahmataj i di cilësitë e mia dhe unë e di shumë mirë lojën se si luan ai. Kështu që jam shumë i kënaqur.

Në fillimet e mia kur kam shkuar te ekipi i parë ka qenë pak e vështirë sa të ambientohesha me lojtarët. Tani jam ambientuar shumë mirë. Të gjithë më kanë mbështetur, sidomos mesfusha, aty kua luaj më shumë. Të gjithë nga pak kanë dhënë dorën e vetë. Idhulli im? Shumë mesfushorë më pëlqejnë, por Modriçi është ai që më pëlqen pak më shumë.

Jam shumë i gëzuar për minuta që më kanë dhënë. E falenderoj të gjithë stafin, presidentin dhe të gjithë për mundësinë që më kanë dhënë. Tirana gjithmonë luan për kampion. Gjithmonë do të jetë për kampion”, është shprehur Hajrulla Tola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online