Super Tirana në 2026! Bardheblutë e kanë nisur këtë vit në mënyrën në të mirë të mundshme dhe po bëjnë gjjthçka për të shpëtuar.
Fitorja me Vorën u iku nga duart nga fati, kundër Flamurtarit nuk lejoheshin gabimet. Dhe ashtu ndodhi, Tirana fitoi në shifrat 1-0 falë golit të Myslovic në minutën e 77.
Një gol i bukur që mjaftoi për Tiranën për të marrë tre pikër e arta në një finale mbijetese. Pas kësaj fitore, Tirana ndodhet akoma e fundit, por me një pikë më pak se Flamurtari dhe dy pikë më pak se Bylis që të dërgon në Play Out.
Situata duket më e qetë dhe bardheblutë janë më afër shpëtimit. Nga ana tjetër Teuta-Vora është mbyllur në shifrat 1-1. Kasalla shënoi i pari për Vorën në të 26, por Teuta barazoi në fund. Vora ngeli me 10 lojtarë pasi kapiteni Tabaku u ndëshkua me karton të kuq në të 85 dhe në të 5 e shtesës, Macolli shënoi nga një penallti e kontestuar. /Sport Ekspres/