Tirana kryeson kampionatin kur janë 2 ndeshje nga fundi, sulmuesi i të kuqëve nuk dorëzohet: Partizani fiton titullin kampion

Tirana vazhdon të mbajë kryesimin e Superiores kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit. Te Partizani janë pesimist për fitimin e titullit, veçanërisht pas barazimit në derbi dhe fitores së fundit të bardhebluve në Laç, që kaluan kështu pengesën më të vështirë.

Por për sulmuesin e Partizanit, Mba, të kuqtë do t’ia dalin që të triumfojnë. Në një prononcim për “Gazeta Blic Sport”, sulmuesi u shpreh i sigurt se Partizani do të fitojë titullin. “Ne do të vazhdojmë të fitojmë deri në ndeshjen e fundit, ndaj kam shumë besim se do të fitojmë kampionatin, do të luftojmë deri në fund“, tha Mba.

Teksa pyetet për të ardhmen dhe ofertat nga jashtë Shqipërisë, sulmuesi u shpreh: “Për momentin nuk po mendoj për të ardhmen time, por pas kampionatit do të mendoj për të, do të ulemi dhe të shikojmë“, u shpreh Mba. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *