“Tirana kishte më shumë tifozë në stadium”, Muça për penalizimin: Do jetë e vështirë për ne

Gentian Muça e di më së miri se Tirana do të vuajë me rinisjen e kampionatit shqiptar. Kjo pasi nga ndeshjet në stadiumin me tifozë në “Air Albania”, me shumë mundësi Superiorja do të vazhdojë pa mbështetës, ashtu siç pritet në Europë. Në një prononcim për “Fan Zone”, Muça është shprehur se Tirana ka pasur më shumë tifozë në stadium gjatë kësaj kohe dhe prandaj do të vuajë më tepër nga ky penalizim.

“Kemi qenë me fat që kemi luajtur në “Air Albania” dhe kemi pasur mbështetjen e tifozëve. Padyshim që do të jetë e vështirë për ne kur të kthehemi pa ta, pasi e dimë se Tirana ka pasur më shumë tifozë në shkallët e stadiumit deri tani. Kanë mbetur edhe shumë ndeshje nga fundi i Superiores, nuk duhet të futemi me mendimin që jemi 9 pikë përpara nga vendi i dytë. Ne duhet të futemi si të jemi me pikët e zeruara dhe që të bëhemi gati për atë sprintin final”, ka thënë Muça. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online