Tirana – Kastrioti, finale prestigji

Bardheblutë kryeqytetas janë skuadra me më shumë trofe të fituar në Shqipëri. Krutanët më modestë do të luajnë rolin e “sfidantit”. Në bilanc dominon Tirana.

Nga Fatmir Efica

Një trofe mbetet gjithnjë i rëndësishëm. Paçka se i një “rangu” më të ulët. Tirana me historinë e saj madhore të rekordeve në fitimin e të gjitha llojeve të trofeve në futbollin shqiptar synon të parin titull në të parin debutim në Kategorinë e Parë. Kastrioti do të jetë “sfidanti” serioz. Më së paku ecuria në grupin A gjatë këtij sezoni ja jep këto “lëvdata” paraprake krutanëve për fizionominë e një skuadre të mirë organizuar, ndonëse trofetë e fituar i ka me “pikatore” në raport me Tiranën. Por megjithatë një titull në Kategorinë e Parë duket se ka ardhur momenti, ndoshta të ripërsëritet, gjithnjë nëse do të dinë të “kapërcejnë” Tiranën në finalen e sotme. Ekskluzivisht “Sport Ekspres” sjell sot veçmas skedave të të dyja skuadrave edhe tërë historinë e ndeshjeve zyrtare mes Tiranës e Kastriotit në kampionatet e Kategorisë Superiore dhe në Kupat e Shqipërisë.

 

T I R A N A

– Themelimi: 15.08.1920

– President: Refik Halili

– Pjesëmarrje në Kategorinë Superiore: 78 herë (debutimi më 1930).

– Tituj kampionë: 24 gjithsej (më 1930, ‘31, ‘32, ‘34, ‘36, ‘37, ‘65, ‘66, ‘68, ‘70, ‘82, ‘85, ‘88, ‘89, ‘95, ‘96, ‘97, ‘99, ‘00, ‘03, ‘04, ‘05, ‘07 e 2009. (rekordmene)

– Trofe në Kupat e Shqipërisë : 16 herë gjithsej (më 1939, ’63, ’76, ’77, ’83, ’84, ’86, ’94, ’96, ’99, 2001, ’02, ‘06, ’11, ‘12, ‘17. (rekordmene)

– Fituese e Superkupave: 11 herë gjithsej ( më 1995, ’99, 2001, ’03, ‘05, ‘06, ‘07, ‘09,  ‘11, ‘13, ’17. (rekordmene)

– Renditje të tjera: 14 herë nënkampione.

– Fitorja më e thellë në Kategorinë Superiore: 11:0 me Vlorën, në 05.07.1936.

– Humbja më e thellë në Kategorinë Superiore: 0-8, ndaj Partizanit në 31.08.1947.

– Më shumë pikë në Superiore:, 84, në 2004-05

– Më pak pikë në superiore: 7, në 1952

– Golaverazhi më i mirë: 90:36, në 2003-04 (+54 gola)

– Golaverazhi më i dobët: 21:38, në 1973-74 (-17 gola)

– Më shumë fitore: 26, në 2004-05

– Më pak fitore: 3, në 1931, 33, e 1952

– Më shumë barazime: 14, në 1983-84

– Më pak barazime: 0, në 1946

– Më shumë humbje: 13, në 1972-73, 1976-77 e 1991-92

– Më pak humbje: 0, në 1932, 1936, 1937

– Në kat. e parë: një pjesëmarrje, vendi i parë në grupin B

– Bilanci në Kategorinë e Parë: 26 ndeshje, 45 pikë ( 21 f, 4 b, 1 h, gol- 66:13).

 

KASTRIOTI

– Themeluar: më 1926

– President: Alban Vogli

– Tituj kampionë: 1 në Kategorinë e Parë (më 1994-‘95), 1 në Kategorinë e Dytë (më 2003-’04)

– Pjesëmarrje në Kat. Superiore: 11 herë (debutimi më 1990-’91)

– Bilanci gjithsej: 349 ndeshje ( 114 f, 75 b, 160 h, gol. 352:470

– Renditje të tjera: Vendi i 5-të më 2011-12

– Fitorja më e thellë: 10.05.1992 Kastrioti – Skënderbeu 6-1 (në Tiranë) dhe po 6-1 ndaj Pogradecit në Elbasan më 17.05.1992

– Humbja më e thellë: 09.02.1990 Dinamo – Kastrioti 7-0.

– Më shumë pikë: (42) më 2009-10 dhe 2010-11.

– Më pak pikë: (26) më 1992-‘93

– Golaverazhi më i mirë: 37:30 (+7) më 2011-12

– Golaverazhi më i dobët: 39:60 (-21) më 1990-‘91

– Më shumë fitore: (13) më 2009-‘10

– Më pak fitore: (8) më 1992-‘93 dhe 2013-‘14

– Më shumë barazime: (10) më 1990-91, 1992-93 e 2006-07

– Më pak barazime: (4) më 2012-13

– Më shumë humbje: (20) më 2013-14

– Më pak humbje: (10) më 2011-‘12

– Në Kat. e parë: 7 pjesëmarrje gjithsej (e para më 2004-’05)

– Bilanci në Kat. e parë: ndeshje 184, pikë 296, fit 96, bar 41, humb 46, gol. 271:157

 

Në kampionatet Superiore: 28 ndeshje në 28 vjet

Kastrioti për herë të parë ka debutuar në sezonin 1990-91. Në 12 sezone që ka marrë pjesë përgjatë afro tre dekadave të fundit mes Tiranës e Kastriotit janë luajtur 28 ndeshje. Bardheblutë kanë fituar plot gjysmën e tyre (14), 11 ndeshje janë mbyllur me barazime dhe vetëm 3 herë ka fituar Kastrioti. Edhe golaverazhi është i thellë 45-19 në favor të Tiranës.  Ndeshja e parë është luajtur më 16.09.1990 në Krujë dhe ka përfunduar me barazimin pa gola 0-0. Ndër 14 fitoret e Tiranës spikat rezultati 7:3 më 09.09.2006 në Tiranë. Te kjo ndeshje dallojmë tripletat e dy “snajperëve” shkodranë që luanin 12 vite më parë te bardheblutë Hamdi Salihi dhe Vioresin Sinani. Ndër rezultatet e tjera kemi tre fitore 3-0 dhe 1-0, nga dy herë përsëriten fitoret 4-1, 3-2 e 2-1 dhe një herë 4-0. Ndër tre fitoret e Kastriotit dy janë regjistruar në Krujë në këto data. E para më 25.11.2007 me shifrat 2-1 dhe tjetra më 12.03.2011 (2-0). Ndërsa fitorja tjetër është arritur në Tiranë më 06.03.2010 (1-0) më golin e kroatit Matko Djarmati në minutën e 12-të. Bie në sy fakti në 28 ndeshjet e këtyre 28 viteve në tre raste kanë luajtur në fusha asnjanëse ku ka fituar veç Tirana. Konkretisht në Lezhë më 02.02.1992

(4-1). Në Durrës më 09.02.2008 (3-0) dhe më 17.05.2008 në Shijak (2-1).

 

Në Kupat e Shqipërisë: Tirana ka dy goleada 9:0 e 10:0

Interesante kanë qenë përballjet Tirana – Kastrioti dhe nëpër edicionet e Kupave të Shqipërisë. Nga viti 1990 e gjer më sot janë takuar 17 herë. E veçanta është se Kastrioti ka fituar vetëm një ndeshje. Pikërisht më 19.08.1992 1-0 (shënues Agustin Ujka 45’) dhe më pas ka arritur edhe një barazim 1-1 në Tiranë më 05.03.2008. Në të gjitha takimet e tjera fituese ka dalë Tirana edhe në kryeqytet edhe në stadiumin Kastrioti. Madje në 15 fitoret e kryeqytetasve dy janë vërtetë me shifra të thella. Spikat rezultati me dy shifra (10:0) në Tiranë më 29.08.1993 ku tre gola janë realizuar nga “zogu” Indrit Fortuzi dhe nga dy Sokol Prenga e Genci Laçka. Edhe një goditje tjetër dërmuese për Kastriotin ka qenë më 09.09.2000 në Tiranë që sjell fitoren 9-0 të bardhebluve. Veçmas këtyre dy goleadave të veçanta janë edhe tre fitore me përfundimet 4-0 të tria në Tiranë më 14.01.1990 e para, më 20.08.1994 e dyta dhe e treta më 30.08.1998. Një 5-1 më 21.10.,2015 dhe dy fitore të tjera 3-0 më 28.08.1999 dhe 05.03.2008.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *