“Tirana fiton titullin po mundi Laçin”, Starova tregon çfarë i mungoi derbit: Borxhlinj janë tifozët, turp që nuk mbushën stadiumin

Sulejman Starova ka komentuar derbin mes Partizanit dhe Dinamos. Trajneri i mirënjohur shqiptar është shprehur në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“ se rreshtimi i dinamovitëve ishte shumë i gabuar në fushë, sidomos në rastin e golit. Ndërkohë e vetmja gjë që sipas tij i mungi derbit ishin tifozët.

“Nëse Tirana fiton në Laç, merr titullin kampion në fund. Dinamo kishte një rreshtim gabim, që nuk lejohet. Te goli i Partizanit ishte një rreshtim horror në mbrojtje. Ishte një ndeshje e bukur, borxhli ishin tifozët që nuk e mbushën tifozët. Komplimente Partizanit dhe Dinamos që dhanë spektakël, por turp që nuk u mbush stadiumi. Fitoi skuadra që gaboi më pak. Partizani ishte favorit, kuotohej 1.65”, është shprehur Sulejman Starova./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *