Tirana ka vite që merret me gjyqe e borxhe të vjetra, një nga arsyet pse klubi nuk ka ecur përpara, pasi është keqmenaxhuar në mënyrë të frikshme. Shumë lojtarë e kanë paditur, shumë prej tyre kanë fituar, por jo të gjithë.
Ish-sulmuesi Eleandro Pema, pjesë e Tiranës në sezonin 2012/13, kishte paditur Tiranën për 32 milionë lek të vjetra, për periudhën janar 2013, qershor 2014.
Gjyqi ishte zvarritur prej kohësh, me akuza e kundërakuza për falsifikime firmash, por sot FSHF ka vendosur: Tirana ka të drejtë dhe Pema jo vetëm që nuk fiton, por duhet të pagajë edhe shpenzimet, sipas vendimit në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve.
Ky është gjyqi i dytë fituar nga Tirana në 3-4 vitet e fundit, pas atij me Entonio Pashajn.