Tirana, faza e parë/ Si një makinë luksoze që i vihet re çdo aksesor, e tregon rasti i Ngo dhe Seferi që shton marshin

Nga Klaudio Ndreca

Kjo fazë e parë për Tiranën ka qenë thuajse në perfeksion. Bardheblutë gjenden në vendin e parë dhe kanë marrë humbjen e parë vetëm në ndeshjen e fundit të fazës, në përballjen ndaj Kukësit.

Ndikuar edhe nga sezoni i shkuar ku Vllaznia mori arratinë që në nisje, skuadrat e kanë shtuar vigjilencën dhe për këtë arsye Tirana nuk po i gëzon më tepër arritjet e bëra në këto ndeshje. Ndeshje e fituar me kampionët e Superiores, ndeshje e fituar me Partizanin në derbi, ndeshje e fituar me Vllazninë në klasike dhe dominim total ndaj Dinamos në kampionat, në atë fitore 4-0. Të gjitha ishin rresht!

Kaq bukur nuk mund ta shkruante dhe imagjinonte as trajneri Shehi, nëse do t’i jepej mundësia për të parashikuar në nisje të sezonit. Humbja e fundit ndaj Kukësit thjesht tregoi se edhe te Tirana janë “humanë”, por kurrsesi nuk mund të hedhë poshtë sukseset e deri tanishme.

Madje edhe në këtë ndeshje skuadra e Shehit arriti që të kufizonte sadopak Kukësin, që gjithmonë ka treguar se mund t’i marrësh gjithçka, por jo fushën dhe lojën e tyre të bukur. Tirana e kësaj faze të parë është shndërruar në një makinë luksoze dhe të shpejtë, që i vihet re çdo aksesorë i saj.

Me shumë mençuri, mes rezultateve pozitive trajneri Shehi ka aktivizuar edhe shumë futbollistë të rinjë dhe të dalë nga akademia. Mjaftoi një lëvizje dhe pasim i bukur i dhënë nga Gjumsi, Kuka, Zhivanaj, Hoti apo Beshiraj, të mbahet mend gjatë për shkakun se në fund arrihet fitorja. Nëse nuk do të kishte rezultat, atëherë asnjë prej futbollistëve të rinj nuk do të kishin shansin e tyre dhe do të kryqëzoheshin në gabimin e parë.

Për të kuptuar sesa larg gjendet Tirana e Shehit, mjafton t’ju përmendim sulmuesin e kthyer, Ngo. Vetëm dy gola të realizuar kundër Skënderbeut në ndeshjen e parë dhe në ato realizime, ishin më tepër meritë e shokëve të skuadrës me pasimet e dhëna. Gjithë pjesa tjetër është për t’u harruar, Ngo është më shumë hije e vetvetes.

Nëse ky sulmues do të gjendej në çdo skuadër tjetër të Superiores, do të dërgohej jashtë dhe mediat do të ishin treguar pa mëshirë për të, po ashtu edhe tifozët. Në këtë fazë të parë ka treguar nivel më të ulët sesa afrimet e Teutës, Georgiev dhe Koumbemba, që janë komentuar jo pak herë si dështimi më i madh.

I vetmi rast kur Ngo e ndihmoi skuadrën ishte në ndeshjen kundër Partizanit. Sigurisht që edhe aty tregoi se ishte shumë larg kohës së dikurshme për marëdhënien me portën, por e mbajti lart skuadrën dhe shumë prej dueleve. Pra edhe në momentin që te Tirana stonon keqazi një futbollist, nuk vihet re. Ngo e theksoi pas derbit: “Arsyeja pse kam ardhur, janë ndeshjet me Partizanin”.

Për t’u vlerësuar është edhe Seferi që ka shtuar marshin në krahasim me sezonin e shkuar, ku e mori shumë lehtë futbollin shqiptar. Pesë gola të shënuar dhe duke kryesuar listën me Bashën e Kukësit, por edhe duke dhënë shpirtin në fushën e blertë, për të vrapuar si të ishte duke luajtur me Kombëtaren. Këtu nuk duhet të harrojmë mesfushën mes emrave si Toli-Limaj-Totre që kanë qenë fantastikë dhe dyshen e qendrës së mbrojtjes, Behiratce-Hoxhallari, që i kanë tejkaluar pritshmëritë.

E fundit por jo nga rëndësia, organizimi dhe imazhi që paraqet Tirana për shikuesit është një nga më të mirët në Shqipëri. Ndërkohë edhe plani për të ndryshuar pak nga sezoni i shkuar dhe për të marrë emra cilësorë në merkato që do të shkriheshin lehtë mes të tjerëve, ishte i goditur./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online