Teuta arriti të mposht Tiranën 2-1 vetëm pak ditë më parë, duke hapur llogaritë e titullit kampion. Megjithatë durrsakët nuk kanë mundur të bëjnë dot realitet mrekullinë e shumëkërkuar në Kupën e Shqipërisë.
Në ndeshjen e parë bardheblutë fituan 3-0 dhe duket se atje mbyllën të gjithë historinë e gjysmëfinales. Këtë herë ndeshja u mbyll në barazimin 0-0, me Tiranën që shkon për herë të 27 në finalen e Kupës së Shqipërisë, atje ku do të gjejë Egnatian. /Sport Ekspres/