Sulejman Starova ka komentuar klasiken e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës. Trajneri i njohur shqiptar është shprehur në emisionin “Skaner” në “MCN TV” se tashmë bardheblutë kanë arritur një diferencë pikësh ku nuk mund të gabojnë më. Gjithashtu Starova ka prekur edhe çështjen Brdariç, i cili braktisi intervistën pas ndeshjes për mediat në momentin që u pyet nëse i rrezikohej stoli pas humbjes me Tiranën.
“Tirana është me këmbë në tokë. Nuk mund të themi që e ka fituar kampionatin. Në rastin më të mirë për Laçin, një fitore e Laçit dhe një dështim i Tiranës në Shkodër e hap prapë kampionatin. Pritej ai filim i mirë i Shkodrës. Pritej që Shkodra do të luante për fitore. Derbi i Shqipërisë quhet ajo ndeshje. Praktikisht është e përgtitur për atë rrugë të Shkodrës në fillim. Dukej më shumë Shkodra, edhe pse me të drejtë Osmani tha që Tirana edhe pse nuk ishte në nivelin e Shkodrës në pjesën e parë, dy raste i pati për të shënuar. Fakti që Tirana arriti të fitojë, sigurisht që duke përfituar edhe nga gabimi i Laçit që la dy pikë në fushë të vetë shkon 10 pikë. Tani me 10 pikë, Tirana edhe po të dojë nuk gabon dot më. Tirana është një skuadër që gabon një herë dhe nuk gabon herë tjetër.
Pyetja që solli braktisjen e intervistës nga Brdariç? Kështu jemi ne. Jo vetëm në Shkodër por kjo është kudo këtu në Shqipëri, aq më tepër kur ne kemi respekt për trajnerët që drejtojnë skuadrat këtu te ne. Brdariç hyn te trajnerët e mirë, kuptohet. Po kështu edhe ai i Kukësit. Në fund fare pastaj bëhen llogaritë për objektivat. Sepse ka dhe objektiva minimal, e çon në Kupat e Europës Vllazninë për shembull. Ky është fair play, do pranosh. Se ndonjëherë edhe pse ke punuar mirë ti del kampion tjetra“, ka thënë Sulejman Starova./Sport Ekspres/