Tirana ka zhvilluar sot miqësoren e parë të kësaj faze përgatitore. Bardheblutë e kanë nisur me humbje serinë e miqësoreve. Kryeqytetasit janë mposhtur me rezultatin 2-1 nga Dukagjini, i cili po ashtu si Tirana, po përgatitet për turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
“Ka përfunduar në rezultatin 1-2 ndeshja miqësore mes KF Tirana-FC Dukagjini. Për bardheblutë shënoi Florent Hasani. Në miqësoren e parë trajneri Shehi ka vëzhguar në provë afrimet e reja dhe menaxhimin e kontigjentit. Faza përgatitore do të shërbejë ne korrjen e sukseseve në ndeshjet në vazhdim si edhe rritjen e frymës në grup”, ka njoftuar klubi Tirana përmes faqes zyrtare në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/