Tirana e kërkon si përforcim për Champions, Ibrahimi konfirmon zërat: Në ditët në vijim do bëhet e ditur gjithçka

Besart Ibraimi pritet të jetë goditja e parë në merkato për Tiranën. Bardheblutë janë pranë titullit kampion dhe një vendi në kualifikueset e Champions League dhe një përforcim i tillë do i vlente shumë kryeqytetasve. Emri i lojtarit shqiptar prej disa kohësh lidhet me Tiranën, ndërsa refuzimi i sulmuesit për të rinovuar me Shkëndijën e Tetovës pavarësisht shifrës prej 7 mijë eurosh si pagë mujore të ofruar nga kuqezinjtë shton akoma më shumë shanset për një zyrtarizim të tij te bardheblutë.

Ndërkohë në një prononcim për “Indeksi Online“, Ibraimi pranon se në drejtim të tij ka pasur interes nga Shqipëria dhe nga Kosova, duke lënë të kuptohet kështu se zërat për kalimin në kryeqytetin shqiptar të jenë të vërtetë.

“Normal që ka interes edhe në Kosovë dhe Shqipëri. Po në ditët në vijim do të dihet gjithçka për të ardhmen time. Së pari duhet të flas me kryesinë e klubit të Shkëndijës, pastaj ta shohim”, ka thënë Besart Ibrahimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *