Ardi Behari ka dhënë mendimin e tij për ndeshjen e sotme mes Egnatias dhe Rrogozhinës. Ish-futbollisti ka thënë në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“ se Egnatia e mbivlerësoi veten në këtë përballje. Sipas tij Tirana e fitoi ndeshjen me fanellë dhe u mbështet te forca e grupit.
“Porosia që i dhamë Shtubinës, ishte që të mos mbanin pikë referimi Partizanin, sepse ndeshjet ndryshojnë. Egnatia ishte e detyruar të prodhonte lojë, sepse luante përpara tifozëve të vet. Unë do e cilësoja një ndeshje, që Tirana e fitoi me fanellë. Kjo ndodh kur e mbivlerëson veten.
Egnatia e ka mundësinë për ta mbivlerësuare veten, për afrimet që kanë bërë. Kanë shumë cilësi brenda. Kolaudimi është një pjesë shumë e rëndësishme për skuadrën. Në një kohë kaq të shkurtër nuk mund të kolaudohet skuadra dhe të kërkohen rezultate. Tirana në këtë ndeshje, u mbështet te forca e grupit. Tirana prodhoi lojë dhe pashë një skuadër shumë kompakte“, është shprehur Ardi Behari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/