Tirana duhet të pres më gjatë, Jahmir Hyka: Më mbaron kontrata në verë, dua të dëgjoj nga Zvicra

Jahmir Hyka ka bërë një rrëfim në mediat zvicerane, për të treguar më tepër sa i përket karrierës së tij. Teksa të gjithë prisnin një rikthim të tijin te Tirana, kjo nuk ka ndodhur. Madje në kryeqytet duhet të presin edhe më shumë, pasi nuk do të vijë as në merkaton e verës, pasi kërkon që të transferohet në Zvicër.

“Në Amerikë vitin e parë bëra një sezon të mirë edhe në aspektin personal më pas gjërat nuk shkuan mirë dhe zgjodha të largohesha, atje futbolli luhet shumë ndryshe nga Europa. Tashmë në vitin e fundit po luaj në ligën izraelite, në gjysmën e parë të sezonit isha pjesë e Maccabi Natanyas ndërsa gjatë merkatos së janarit firmosa me klubin e Ness Ziona i cili është një qytet me një popullsi prej 50,000 banorësh. Më përshtatet pasi më duhen vetëm 15 minuta nga atje për të arritur në Tel Aviv (kryeqytet). Dhe nga Netanja ku isha mund të arrihet në 40 minuta me makinë.

Probleme me besimin fetar? “Jo nuk kam pasur probleme personalisht, kam mësuar për problemet e tyre me muslimanët vetëm nga media. (Lufta, muslimanët, hebrenjtë )- Unë e përjetoj Izraelin ndryshe. Unë kam miq të mirë këtu, jeta ime është e mirë, siguria dhe moti janë të shkëlqyera. Futbolli izraelit është shumë teknik dhe mua më pëlqen. Por nëse një klub zviceran do të interesohet për mua gjatë verës unë jamë i gatshëm ti dëgjoj. Në verë jam lojtar i lirë. Dhe Zvicra është gjithmonë një mundësi për mua”, ka thënë Hyka. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online