Tirana u kurorëzuar mbrëmjen e djeshme kampione e “Abissnet Superiores“ dhe merita kryesore këtu i shkon Orges Shehit. Trajneri i bardhebluve arriti të krijonte harmoninë e duhur në dhomat e zhveshjes, si dhe të lexonte si duhej kudnërshtarët. Por duket se e ardhmja e tij do të mbyllet këtu me klubin e Tiranës.
Këtë e zbulon gazetari Gerti Çarçani, i cili ka zbuluar në emisionin “Skaner“ në “MCN TV“ se: “Tirana duhet të gjejë trajner të ri. Sipas burimeve të mia, Shehi nuk do të rinovojë, por do të largohet”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/