“Tirana do të pësojë gol nga goditja standarte”! Në Turqi analizojnë pikat e dobëta të ekipit shqiptar: Beshiktashi e kalon lehtë, do eliminohet vetëm nëse…

Tirana do të përballet në mbrëmjen e nesërme kundër Beshiktashit. Kjo ndeshje është e vlefshme për turin e dytë të Conference League, me bardheblutë që do të udhëtojnë në transfertë. Ndërkohë një prej mediave në Turqi ka analizuar pikat e dobëta të Tiranës dhe atë se çfarë pritet të ndodh na ndeshja me Beshiktashin.

“Tirana ka një dobësi në goditjet standarte, nuk kanë shumë dominim ajror. Një gol mund të vijë për Beshiktashin nga këtu. Në ndeshjen me Dinamo Batumin, Tirana ishte shumë e mirë deri në momentin që shënoi golin. Pastaj ishin 10 lojtarë që rreshtoheshin para portës. Ia falën ndeshjen një kundërshtari si Dinamo Batumi që deri në atë moment, Tirana e kishte komplet nën kontroll.

Beshiktashi pritet të dalë me lehtësi nga kjo ndeshje edhe nëse pëson një gol surprizë në minutat e para. Duhet të vijnë gabime të rënda dhe vendime të gabuara nga stafi teknik që Beshiktashi të eliminohet. Regi Lushkja luan rolin kryesor, ndërsa Latifi dhe Hasani përdorin korridoret e brendshme”, shkruhet në analizë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *