Tirana dhe Partizani shiheshin si “më të ndëshkuarat” nga skema e re e Superiores, tani kthehen në ekipet që do të përfitojnë më shumë

Tirana dhe Partizani kanë qenë në rivalitet për titullin kampion në vitet e fundit. Ekipet kryeqytetase mbajnë të njëjtin ritëm dhe nivel edhe në këtë sezon të Superiores. Në fillimin e kampionatit u bë e ditur se elita e futbollit tonë do të ndryshonte skemën.

Me një “Final 4”, Tirana dhe Partizani u dukën se do të ishin dy ekipet më të dënuara dhe Egnatia do të ishte një ndër ato më të favorizuarat. Nuk rezulton kështu, teksa Egnatia që po kryeson e qetë kampionatin, tani mund të shihet si skuadra që mund ta pësojë, pasi gjithë arritjet e 36 javëve do t’i rrezikohen në fund.

Ndërkohë Partizani dhe Tirana që kanë më pak shanse për të dalë si kryesuese pas 36 javëve, mund t’i falen Zotit që këtë herë ekziston skema e re, ku gjithçka do të zerohet për netët finale. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *