Tirana ka bërë zyrtarizimin e parë sa i përket merkatos së verës. Bardheblutë kanë nënshkruar me Albion Avdijajn deri në vitin 2022 dhe shihet si zëvendësuesi ideal i Ngosë.
Flitet për sulmuesin që konsiderohej si e ardhmja e Kombëtares së Shqipërisë. Konkurrencë të madhe për kuqezinjtë kishte edhe nga Zvicra, por Avdijaj nuk arriti të gjente një vend te Shqipëria A. Sulmuesi 26-vjeçar ka dalë nga akademia e Zyrihut dhe ka luajtur për shumë ekipe në Zvicër dhe jashtë saj, duke pasur një CV të pasur. /Sport Ekspres/