Tirana B-Partizani B/ Egbo me sytë nga akademia, derbi i të rinjëve ndahet në barazim

Zyrtarisht jemi në javën derbi. Tirana-Partizani kanë ndezur emocionet e një sfidë mjaft të zjarrtë. Dy emblemat e kryeqytetit vijnë sërish përballë njera-tjerës. Teksa skuadrat kanë nisur përgatitjjet serioze, Emanuel Egbo ka pak kohë të shoh dhe të rinjtë. Gjatë ditës së djeshme Tirana B dhe Partizani B janë ndarë në barazim me rezultatin 1-1.

Në sytë e Egbos i cili ndodhej në kompleksin sportive, të rinjtë bardheblu janë munduar të bien në sytë e atij që po I jep Tiranës një fytyrë tjetër. I vëmendshëm gjatë zhvillimit të ndeshjes, padyshim që Egbo ka marrë një pasqyrë më të qartë sesi është sot aktualish situate e akademive, nga të cilat Muci, Celhaka dhe Ismailgeci përjetuan emocionet e ekipit të parë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *