“Tirana ashtu mund edhe Interin”, Starova nuk kursehet me mbrojtësat e Kukësit: Piramidat nuk kërcenin

Tirana e ka nisur kampionatin me një fitore 2-0, e cila merr edhe më tepër vlerë për shkak të kundërshtarit që kishte përballë. Kukësi dështoi në ballafaqimin e parë me rivalin kryesor për titull kampion, pavarësisht se bardheblutë hynin me mungesa në fushë. I ftuar në studion e “Pressing“ në “ABC News“, Sulejman Starova ka analizuar ndeshjen. Trajneri shqiptar nuk i kursen kritikat për mbojtësat e Kukësit, të cilët i krahason me piramida që nuk kërcejnë në zonë për të larguar topin. Sipas tij në atë mënyrë Tirana mund të mposhte edhe Interin.

“Kukësi e ndihmoi Tiranën që të fitonte. Ishin disa piramida të dy golat e Kukësit. Kërcen Najdovksi dhe piramidat nuk kërcejnë. Në atë mënyrë ia merr fitoren edhe Interit Tirana. Kampionati është e gjatë, nuk flitet dot që javën e dytë. Normalisht avantazhi psikologjik të ndihmon për të përgatitur ndeshjen tjetër. Me atë trepikësh në xhep luaj bukur ndeshjen tjetër”, ka thënë Sulejman Starova./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online