Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja më e rëndësishme e kampionatit, Tirana-Kukësi. Kjo sfidë do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 17:45 së bashku me përballjen tjetër interesante, Bylis-Partizani. Rëndësia e kësaj ndeshje është mjaft e madhe, pasi luhet për titullin kampion të Shqipërisë.
Një fitore e kryeqytetasve do të vuloste fitimin e Superligës dhe do t’i jepte titullin kampion Tiranës, i cili mungon që prej sezonit 2008-2009. Ndërsa nga ana tjetër, një triumf i Kukësit do të ngushtonte diferencën mes dy skuadrave në 6 pikë dhe duke shpresuar në hapa fals të Tiranës në ndeshjet e mbetura. Bardheblutë kanë treguar një formë të shkëlqyer në Superligë që prej ardhjes së Egbos në krye të pankinës, ku kanë regjistruar 17 fitore nga 19 takime të luajtura. Një shifër kjo që rrallë herë ka ndodhur në futbollin tonë. /Sport Ekspres/