Tifozi i thotë se ka harruar futbollin! Mudryk i kthehet: Hajde të luajmë 1 kundër 1 me 10.000 paundë

Futbollisti i njohur i Chelseat, Mudrik është vënë në qendër të kritikave të tifozëve të skuadrës londineze për shkak të paraqitjeve të tij zhgënjyese.

Tifozët e Chelseat janë të pakënaqur me sjelljen dhe përpjekjet e tij në fushë, ata prisnin shumë më tepër nga lojtari për të cilin klubi shpenzoi deri në 100 milionë euro.

Një tifoz i Chelsea i ka dërguar një mesazh Mydruk nëpërmjet Instagramit. Ai me sarkazëm e pyeti nëse kishte harruar se si të luante futboll dhe e këshilloi të punonte në lojën e tij 1 kundër 1.

Më pas ka ardhur përgjigja e Mudrikut, i cili ka indinjuar edhe më shumë tifozët e Chelseat. 

“Ti kundër meje, 1 me 1 me dhjetë mijë paund”, i ka thënë Mydruk, duke i hedhur dorashkat tifozit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online