Stefan Nedeljkovic ishte një prej serbëve që ndërroi jetë në grupin terrorist që kërkoi “të pushtonte” Kosovën. Më vonë u mësua se Nedeljkovic ishte një pjesëtar i tifogrupit të Crevena Zvezdës.
Kjo është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e këtij grupi, teksa ka ardhur me një njoftim. “I drejtohemi të gjithë tifozëve të Zvezdës, por edhe gjithë qytetarëve të Serbisë, të dielën në mëngjes, Stefan nga tribuna dha jetën heroikisht për popullin dhe atdheun e tij.
Në kohën kur duhej të ishte për derbin me Partizanin e Beogradit, do të mbahet përkujtimore për prehjen e shpirtit të Stefanit dhe heronjve të tjerë të rënë”, shkruhet nga ana e tifozëve të Crvena Zvezdës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/