Shqipëria do të luajë mbrëmjen e nesërme ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve. Pas transfertës ndaj Ukrainës, kuqezinjtë do të presin befasinë e Europianit, Gjeorgjinë, në “Air Albania”. Interesi për ekipin kombëtar mbetet i lartë edhe pas EURO 2024-s.
Fation Kodra ka zbuluar në një prononcim për “Klan News”-in numrin e biletave të shitura për duelin përballë gjeorgjianëve. Drejtori i departamentit të komunikimit në FSHF ka deklaruar se deri më tani janë shitur afërsisht 15 mijë bileta, si dhe u shpreh se një numër i lartë pritet të shitet në këto ditë të fundit përpara fillimit të ndeshjes.
“Për momentin janë 14 mijë -15 mijë bileta të shitura. Presim një stadium të mbushur në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë”, ka zbuluar Fation Kodra./Halit Delibashi-Sport Ekspres/