Sezoni që shkoi ishte fantastik për Interin, teksa 9 vite më pas arriti të zbresë Juventusin nga froni. Kur pritej që kjo të ishtë një kthesë e mirë për grupin zikaltër, pritet që tifozët të vuajnë përsëri me skuadrën e tyre. Zëvendës presidenti i klubit, Javier Zanetti foli hapur për tifozët, duke theksuar se do të jetë një vit i vështirë.
“Nuk mund t’i gënjej tifozët e Interit. Ndoshta të tjerët e bëjnë, por unë jo. Do të jetë një sezon i vështirë dhe i komplikuar. Kjo duhet thënë se është e drejtë për të gjithë”- deklaroi Zanetti./Elio Hajdari-Sport Ekspres/